Atletike

Noah Lyles si Usain Bolt – 4 herë rradhazi Kampion Bote në 200 metra

Nga Gazeta Si – Sprinteri amerikan Noah Lyles fitoi për herë të katërt radhazi titullin botëror në garën e 200 metrave, duke barazuar serinë e Usain Bolt prej katër triumfesh nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Lyles që u rikthye pas një dëmtimi në kyçin e këmbës këtë pranverë dhe pas medaljes së bronztë në 100 metra të dielën e kaluar, regjistroi kohën 19.52 sekonda.

Ai la pas bashkëkombasin Kenny Bednarek (19.58”, argjend) dhe xhamajkanin Bryan Levell (19.64”, bronz).

Lyles hyri në kampionatin botëror si sprinteri më i shpejtë i vitit 2025 në 200 metra (19.63”), megjithatë të tre fitoret e tij më herët këtë sezon ishin me diferencë më pak se një të dhjetën e sekondës.

Vetëm .02 dhe .09 ndaj kampionit olimpik Letsile Tebogo nga Botswana dhe .04 ndaj Bednarek.

Ai e riafirmoi dominimin në gjysmëfinalen e së enjtes, ku vrapoi 19.51”, koha më e shpejtë ndonjëherë në një gjysmëfinale.

Megjithatë, ky ishte titulli më i ngushtë nga katër triumfet e tij botërore.

Që prej vitit 2016, kur doli i katërti në provat olimpike në moshën 18-vjeçare, Lyles është mundur vetëm tre herë në garat e 200 metrave gjatë nëntë viteve të fundit.

Ai fitoi dy herë bronz në Olimpiada dhe një herë duke u mposhtur nga Michael Norman në një garë të “Diamond League” në Romë në vitin 2019.

Ndërkohë, Bednarek ka siguruar tashmë katër medalje argjendi në këtë disiplinë — dy olimpike dhe dy botërore.

Levell siguroi bronzin duke lënë pas Tebogo-n me vetëm një të qindën e sekondës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë