Media Galeri

Pezullimi i emisionit të Jimmy Kimmel prej Trump-it, protesta para zyrave të ABC dhe Disney

Zyrat e Walt Disney në Kaliforni, që posedon dhe ABC u rrethuan nga qindra protestues pas njoftimit se kanë pezulluar emisionin e Jimmy Kimmel, një nga modeatorët më popullorë të ekranit amerikan.

ABC pezulloi Kimmel pas presionit nga administrata e Trump që kërcënoi se do të merrte masa ndaj televizionit, përshkak të komenteve që Kimmel bëri mbi Trump dhe vrasjen e Charlie Kirk.

Ndërsa shumë amerikanë e dënuan incidentin si një sulm flagrant të qeverisë ndaj fjalës së lirë, të tjerë sulmuan Disney-n dhe CEO-n e saj Bob Iger për atë që ata e panë si një kapitullim të shpejtë ndaj kërkesës së administratës Trump që ata të censurojnë një komedian të shquar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë