Futboll

Kampionatet më të ‘nxehtë’ për trainerët

Nga Gazeta Si – Kur kanë kaluar vetëm 3 javë nga fillimi, Bundesliga ka shkarkuar 2 trainerët e parë.

Me largimin e Erik ten Hag nga Leverkusen dhe Gerardo Seoane nga Mönchengladbach, kampionati gjerman është më i nxehti në ndër 5 kryesorët në Europë sëbashku.

Premier League ka shkarkuar vetëm 1 trainer – Ange Postecoglou zëvendësoi Nuno Espirito Santo te Nottingham Forest.

Në tërë sezonin 2024/25 season, Bundesliga njohu 11 largime trainerësh, 3 më pak se në atë 2023/24.

Ekzaktësisht gjysma e 18 klubeve bënë të paktën një ndryshim. Kjo e kishte shndërruar Gjermaninë në një nga vendet më të duruar në Evropë.

Rekordin negativ e mbajnë Serbia, Turqia që në sezonin 2023/24 ndryshoi 34 trainerë dhe Italia që zëvendësoi 24 vitin e shkuar futbollistik dhe 28 në atë 2023/24.

Franca ndjek me 16 ndryshime dhe Spanja me 13. Ndërsa Anglia bëri vetëm 9 zëvendësime.

Sipas UEFA-s, 60% e 734 kategorive të para në Evropë e ndryshuan të paktën një herë trainerin në sezonin 2024/25 , një rënie me 8%.

Për të parën herë nga sezoni 2019/20, zëvendësimi i traierëve ra në 0.98/ për klub.

E thënë ndryshe, një trainer ka punuar 1.2 vite për klubin e tij. Gjermania është diçka më lart me 1.4 vite.

Mesatare që mund të përkeqësohet nëse do të veprohet ashtu si me ten Hag dhe Seoane.

Jetëgjatësinë më të lartë e ka Norvegjia me 2.7 vite në klub ndërsa Bulgaria është në drejtimin e kundërt – mesatarisht 0.2 vite ose më pak se 2 muaj e gjysmë në detyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë