Ka ndodhur

Qëlloi me amë boksierin që i dhunoi babain në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari

Gazeta Si – Një 28-vjeçar i identifikuar si Alban Bruçi është arrestuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Policia thotë se ai ishte banues në Shkodër dhe në kërkim që prej vitit 2024 për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë arrestimit, në momtomjetin me të cilin po lëvizte, iu gjet një kartë identiteti italiane false. Gjithashtu në pranga u vu edhe një 37-vjeçar banues në Tiranë, i cili dyshohet se ishte përkrahës i 28-vjeçarit dhe e ndihmonte atë të qarkullonte.

Bruçi është autori i një atentati të dështuar më 7 shtator 2024 në Shkodër me qëllim hakmarrjen. Ai ka pasur në shënjestër boksierin Arlind Kajoshi, personi që i kishte dhunuar më parë babain e tij, Vladimir Bruçin.

Por ditën kur u qëllua autostrada e “shënjestrës”, drejtues ka qenë vëllai i boksierit Arjon Kajoshi. Autori Alban Bruçi u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar një vit më pas. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë