Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria, brenda 5 viteve, do të jetë një destinacion turistik, konkurrues në nivel ndërkombëtar.
Ky është projeksioni i qeverisë së re Rama, që parashikon ndërtimin e 20 marinave të reja përgjatë të gjithë bregdetit nga Velipoja në Ksamil, përkrah transformimit të portit të Durrësit.
Në program, ekzekutivi premton se deri në vitin 2030, Shqipëria do të arkëtojë 6.6 mld euro në vit nga netëqëndrimet dhe turizmi.
Po ashtu, është projektuar krijimi i Akademisë së Turizmit. Paralelisht do të krijohet platforma digjitale e Turizmit me një regjistër të sipërmarrjeve dhe statistikave, si edhe platforma e-visitor që regjistron në kohë reale vizitorët.
Zgjerimi i plazheve publike është një tjetër premtim i qeverisë Rama IV.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



