Nga Gazeta “SI”– Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli jurinë e Poetit Laureat 3, një çmim i cili tashmë është kthyer në traditë.
Juria kryesohet nga poeti Primo Shllaku me anëtarë Aleksandër Çipa, prof. Ymer Çiraku, Majlinda Nana dhe Koloreto Cukali.
Ky çmim i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili përgjatë një mandati dyvjeçar do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe. Juria e saposhpallur do të përzgjedhë Poetin Laureat për vitet 2025-2027. Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë.
Pritet që çmimi të jepet në muajin tetor i konsideruar si “Tetori i librit”, pasi të jenë shpallur dhe emrat e kandidatëve për këtë çmim.
Poeti i parë laureat i zgjedhur në vitin 2020 ishte poeti Rudolf Marku i cili e mbajti mandatin për dy vite deri ne vitin 2022 ku u pasua nga poetja Luljeta Lleshanaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



