Ka ndodhur

U rrëzua në greminë teksa po eksploronte Valbonën, gjendet pas disa orësh trupi i turistit holandez

Nga Gazeta Si- Pas një operacioni disa orësh kërkim-shpëtimi, është gjetur trupi i pajetë i një turisti holandez, i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e djeshme teksa eksploronte zonën malore të Qafës së Valbonës në Tropojë.

Turisti, F. D., 27 vjeç, ishte duke lëvizur në një grup me turistë të tjerë kur dyshohet se ka rënë nga një terren i thepisur malor.

Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 05:30 dhe është transportuar drejt morgut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë