Rend dhe Ligj

Ryshfet 700 euro me lejet e të burgosurve, arrestohet shefi i shërbimit në Lushnjë

Gazeta Si – Shefi i regjimit të brendshëm të burgut në Lushnjë, Irakli Leka është arrestuar, pasi dyshohet se merrte para nga të dënuarit në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për ta.

Në reagimin zyrtar të Drejtorisë së Burgjeve, po ashtu është bërë me dije se janë pezulluar nga puna drejtori Elvin Kurti dhe nëndrejtori Roland Duro i burgut të Lushnjës.

Irakli Leka u ekspozua në emisionin investigativ ‘Stop’, teksa u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur. Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, policia ka bërë të mundur arrestimin e Lekës.

Sipas njoftimit, ndaj tij rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë