Atletike

Djaloshi fluturues, Mondo Duplantis

Nga Gazeta Si – Mondo Duplantis, dy herë Kampioni Olimpik që në Tokyo fitoi titullin e 3 në “World Athletics Championships” dhe theu rekordin për të 14 herë në karrierë.

E thënë ndryshe është kërcyesi më i mirë i të gjitha kohërave. Në “Japan National Stadium” të Tokyo-s, suedezi suprem u bë i pari njeri që kërcen 6.30m duke fituar titullin e 3 botëror në 4 vitet e fundit.

Në Japoni, Duplantis u shpall Kampion Olimpik, 4 vite të shkuara me lartësinë 6.02m, në një stadium të boshatisur për shkak të “Covid-19”.

Rezultatin më të mirë personal aty e kishte 6.10m dhe që nga ai moment i u ngjit në stratosferë, 6.16m dhe 6.30m.

Këtë vit ai e ka thyer rekordin 4 herë. 6.27m në salla të mbyllura në Francë, 6.28m në Stockholm në “Diamond League” dhe 6.29m në  Budapest muajin e kaluar.

Këtë vit ka fituar 16 gara rradhazi dhe humbjen e fundit e pësoi dy vite më parë.

Ai ka fituar 36 finale dhe objektivi i rradhës janë 17 rekordet botërore të vendosura nga Sergey Bubka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë