Ka ndodhur

Aksident në aksin Fier- Lushnjë, 1 e vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë rreth orës 12:20, në autostradën Fier-Lushnjë, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete, njëra e drejtuar nga një 30-vjeçare dhe tjetra nga një 60-vjeçare, u përplasën, duke lënë fillimisht tre të lënduar, të cilët u transportuan tek Spitali Rajonal Fier.

Si pasojë ka ndërruar jetë shoferja 60-vjeçare, ndërsa të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë