Nga Gazeta Si – Sulmuesi kuqezi nuk humb kohë, por shndërrohet në Leader-in e Sharjah në Emiratet e Bashkuara dhe jo vetëm.
Nga Pro League në Champions League të Azisë. Të enjten e kaluar evitoi humbjen e skuadrës në 9’ të shtesës në transfertë.
Ndërsa sot gjeti dygolëshin e parë në Champions League Elite ndaj Al Gharafa-s. Vendasit fituan 4-3 me përmbysje pas disavantazhin 0-2.
Manaj shënoi golin e parë dhe të tretë për Sharjah ku bën pjesë edhe Feta Fetai, që u ndëshkua me karton të verdhë. Në përfundim, Rey Manaj u shpall edhe Lojtari i Ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


