Ka ndodhur

Durrës, 55-vjeçari kapet me 1 mijë fishekë dhe 20 mijë euro në port (video)

Gazeta Si – Një 55-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi në kamionin që drejtonte, teksa përpiqej të hynte në Shqipëri, i janë gjetur 1 mijë fishekë arme gjahu dhe rreth 20 mijë euro të padeklaruara.

Policia tha se 55-vjeçari, K.A., me banim në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjatë kontrollit në kamionin e tij u gjetën dhe u sekuestruan fishekët dhe shuma e eurove së bashku me kamionin, pasaportën dhe celularin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë