Atletike

Atletikë, Jefferson-Wooden dhe Seville, njerëzit më të shpejtë në Botë

Nga Gazeta Si – Bota ka dy kampionë të rinj në garën e 100 metrave. Amerikania Melissa Jefferson-Wooden dhe xhamaikani Oblique Seville, dominuan Finalet në “World Athletics Championships” që po zhvillohet në Tokyo.

24 vjeçarja Jefferson-Wooden, provoi se është një “class” më lart se rivalet duke vendosur edhe një rekord për kampionatin me kohën 10.61 sekonda.

Më pak se 10 minuta pas saj, “National Stadium” në Japoni ishte dëshmitar i shpërthimit të 24 vjeçarit Seville, që grisi fanelën pasi u bë i pari xhamaikan që fitoi një titull botëror në 100 metra pas ikonës Bolt që ishte në tribunë.

Fitorja me kohën më të mirë personale prej 9.77 sekondash i dha mundësi Seville të udhëhiqte binomin amerikanoqëndror në dy vendet e para bashkë me Kishane Thompson.

Pas tyre ish kampioni amerikan, Noah Lyles u detyrua të pranojë medaljen e bronzit.

Melissa Jefferson-Wooden (SHBA)

Xhamaika celebroi edhe medaljen e argjendit të Tina Clayton në Finalen e femrave, përpara kampiones Olimpike Julien Alfred që mori të bronzit.

E kuotuar për një vend në podium, britanikja Dina Asher-Smith u rendit në vendin e 8.

Medaliste e bronztë në “Paris 2024 Olympic Games”, Jefferson-Wooden mbërriti në Tokyo si favorite.

Pjesë e suksesit të SHBA në stafetën 4×100 metra, ajo vendosi 3 kohët më të shpejta të vitit duke qënë gjithmonë e para në distancën e 100 metrave.

Ndërkohë tek meshkujt, vetëm 0.01 sekonda ndau 3 vendet e para në ½ finale – Kenny Bednarek, Thompson dhe Seville – ndërsa 8 finalistët vrapuan të gjithë poshtë 10 sekondave për tu kualifikuar.

Oblique Seville (XHAM)

Nën vështrimin e 3 herë Kampionit Olimpik në garën e 100 metrave, Usain Bolt, patrioti Seville më në fund kurorëzoi atë që talenti premtonte.

Kampioni i shkurorëzuar, Lyles, nuk ishte në asnjë moment në garë për medaljen e artë. Ndërsa rrezikua maksimal erdhi nga Thompson, njeriu më i shpejtë i vitit që kishte vendosur kohën 9.75 sekonda.

Seville përfundoi i fundit në garën më të shpejtë në historinë e 100 metrave, në Olimpiadën e fundit.

Gjithashtu ai humbi për fare pak podiumin në Botërorin e vitit 2023 – por këtë herë nuk i la asgjë rastësisë.

Nën drejtimin e ish trainerit të Bolt, Glen Mills, Seville shpreson që ky të jetë vetëm fillimi – ashtu si dhe vullneti i kombit që përfaqëson, në rijetësimin e sprintit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë