Gazeta Si – Disa banesa janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Dudas” të Shkodrës. Sipas policisë, zjarri fillimisht nisi në njërën prej banesave duke bërë që më pas flakët të përhapeshin edhe tek banesat përreth.
Për pasojë u dogjën plotësisht banesat në pronësi të B.K., 80 vjeç dhe S.K., 74 vjeç. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por raportohen shumë dëme materiale. Përveç 2 banesave të shkrumbuara, 2 të tjera janë djegur pjesërisht.
Dy automjete zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike për të shmangur rreziqet e mundshme.
Dyshohet për shkëndijë elektrike, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga flakët e zjarrit nuk pati të lënduar në njerëz, kjo falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të një qytetari, i cili mes flakëve nxori nga banesa një bombol gazi dhe një çift të moshuarish duke iu shpëtuar jetën përpara se të asfiksoheshin.
Automjetet e zjarrëfikëse patën vështirësi për të mbërritur në vendngjarje për shkak të rrugicave të bllokuara nga parkimet e automjeteve.
Ndërhyrja për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve u bë e mundur nga dy anët e rrugës por për zjarrëfikëset ishte një operacion i vështirë. 6 automjete zjarrëfikëse dhe 15 efektivë ndërhynë për shuarjen e flakëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



