Gazeta Si – Babë e bir, banues në fshatin Mifol të Vlorës, janë arrestuar pasi policia i gjeti në shtëpi armë zjarri dhe municione.
Si rezultat operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë: B.K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



