Futboll

Bayern Munich vs. Hamburg: Rindezja e një rivaliteti historik!

Nga Gazeta Si – Në raundin e 3, Bayern Munich dhe Hamburg përballen për të parën herë nga viti 2018, duke rikthyer një nga rivalitetet më të vjetra të futbollit gjerman.

Samiti i “Nord-Süd-Gipfel” ose i “Veri-Jug” – mes Bayern dhe Hamburg është një sfidë e ndërtuar mbi përkatësinë gjeografike.

Gjigandi tradicional gjerman përballë peshave të rënda nga Jugu. Në këndin e kuq është Bayern – kampioni i shumfishtë që në Gjermani dominon prej vitesh.

Në këndin blu është Hamburg – i 5 në klasifikimin e skuadrave më të suksesshme me 6 tituj të fituar.

Rivalitet që startoi nga fundi i viteve ’70 dhe vazhdoi deri në fillimet e viteve ’90 gjatë të cilave Bayern (7) dhe HSV (3) fituan 10 nga 12 titujt e mundshëm në periudhën 1979-1990.

Nga sezoni 1978/79 në atë 1982/83 – Hamburg mori 3 tituj – Bundesliga u fitua ekskluzivisht nga këto dy skuadra.

Në vitet e fundit, Bayern fitoi 9 nga 10 ndeshjet përballë Hamburg, duke shënuar 38 herë e pësuar vetëm 3 gola.

Fitorja e fundit e Hamburg ndaj Bayern vjen nga viti 2009 dhe 4 vizitat e fundit në “Allianz Arena” përfunduan në humbje të thella si: 6-0, 8-0, 5-0, 8-0.

Traineri i Bayern, Vincent Kompany, veshi fanellën e HSV nga viti 2006 në vitin 2008 dhe thotë: “Koha ime në Hamburg ishte e rëndësishme dhe e mrekullueshme.

Kam ende shumë miq atje. Ishte një shkollë e vështirë me Huub Stevens dhe Thomas Doll (drejtuesit e Hamburg)!”

Formacionet e mundshme:
Bayern: Neuer (c) – Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić – Kimmich, Goretzka – Olise, Gnabry, Díaz – Kane
Mungojnë: Davies, Ito, Musiala
dyshim: Bischof
Trainer: Vincent Kompany 

Hamburg: Heuer Fernandes – Omari, Elfadli, L. Vušković – Mikelbrencis, Remberg, Capaldo (c), Muheim – Vieira, Dompé – Königsdörffer
Mungojnë: Gocholeishvili, M. Vušković
dyshim: Hermann, Poulsen, Torunarigha
Trainer: Merlin Polzin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë