Gazeta Si – Rreth 39 kg kanabis në 5 thasë janë sekuestruar në Mirditë, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona.
Dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor i tyre po transportonin 5 thasët me kanabis me peshë 38.8 kg në aksin rrugor “Shpal-Blinisht”.
Sapo ata panë policisë, braktisën thasët me kanabis dhe u arratisën duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.
Droga u sekuestrua, kurse poseduesit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga policia. Ata janë vëllezërit Dashamir Rexhepi 40 vjeç dhe Durim Rexhepi 35 vjeç, si dhe Mark Shyti 27 vjeç.
Sipas policisë, kanabisi do të shitej në qytet në sasi të vogla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



