Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS-së, kryeministri Rama, ‘u ka hapur derën’ demokratëve, duke u shprehur se qeverisja nuk duhet konceptuar si një tryezë byreku.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama ftoi demokratët për të bashkëpunuar në këto 4 vite qeverisëse.
Ai u bëri thirrje të vetëve dhe strukturave të PS-së që të mos u mbyllin dyert demokratëve dhe njerëzve të punës. Rama shtoi gjithashtu se Shqipëria është e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve njerëzore.
“Nuk duhet të sillemi me këtë parti si në tavolinën e byrekut dhe të mbyllin derën se mos vinë të tjerët se mos kërkojnë byrek, gjë që ndodh shpesh për fat të keq në shumë territore dhe në shumë organizata, ku partia trajtohet si byrek, por duhet ta ndiejmë si një afrim dhe si një bashkim patriotik me sa më shumë njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe profesionistë, demokratë apo çfarëdoqofshin.
Kjo është pjesë kuptimplotë e asaj që thashë më parë, detyrimit strategjik të Partisë Socialiste për t’i garantuar sot vetes që qëndrueshmërinë e vet afatgjatë. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve të mira njerëzore.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



