Nga Gazeta ‘Si’- “Përgjegjësi shumë e madhe”, e cilësoi Ogerta Manastirliu propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë.
“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu kur u pyet nga gazetarët pasi la ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku u mbajt sot Asambleja e Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama i hapi sot rrugën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duke propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për drejtimin e Bashkisë.
Në një fjalim të gjatë në Asamblenë e PS, Rama theksoi nevojën për përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe kritikoi situatën aktuale në kryeqytet, duke përmendur sfidat e kryetares aktuale dhe nevojën për një vendim politik që të mundësojë një përfaqësim të përgjegjshëm të qytetit.
“Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



