Politike

Rama: Zjarrvënësit do trajtohen si vrasës

Nga Gazeta Si- Zjarrvënia, sipas masave të reja ligjore të propozuara këtë të martë, do të trajtohet si vrasje.

“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë shumë më të rënda sesa dënimet për ndërtuesit pa leje. Ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh, kurse rigjenerimin e pyjeve duhen vite për ta bërë, dhe kam bindjen që zjarrvënësit do të trajtohen si vrasësit dhe zjarrvënia e paligjshme duhet të trajtohet si vrasje”, tha kryeministri Edi Rama.

Ai tha se jetët e njerëzve vihen në rrezik kur ndizen zjarre dhe, sipas tij, kjo është tamam vrasje me paramendim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë