Ka ndodhur

Mbante mina me telekomandë, arrestohet 25-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi posedonin dy mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.

Sipas policisë, 25-vjeçari Jaser Shaba, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers” në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë.

Lënda plasëse dyshohet se do të përdoresj për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa dyshohet se 25-vjeçari ishte truri teknologjik i prodhimit të eksplozivëve në mënyrë artizanale.

Ndërkohë, 28-vjeçari Gert Haxhija, gjithashtu banues në Shkodër, është arrestuar pasi dyshohet se përkrahte Jaser Shabën, duke e ndihmuar të fshihej. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë