Ka ndodhur

Aksident në Has, humb jetën drejtuesi dhe plagosen 2 persona të tjerë

Gazeta Si – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne rreth orës 19:50, në aksin Krumë–Golaj në Has.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën. Në njërin mjet ndodhej shtetasi N. L., ndërsa në mjetin tjetër drejtues ishte N. S., me pasagjer Z. N.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi N. S., ndërsa të plagosur kanë mbetur N. L. dhe pasagjeri Z. N., të cilët janë dërguar në spital. Mjekët bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë