Nga Gazeta Si – Kapiteni dhe traineri kuqezi folën në konferencën e zakonshme për shtyp për ndeshjen ndaj Letonisë në “Arena Kombëtare”.
Berat Gjimshiti pranoi se në Qershor skuadra gaboi në transfertën ndaj miqve të mbrëmjes së nesërme. Por për ndeshjen e kthimit premtoi se ekipi do të japë gjithçka për të marrë pikët maksimale.
Pasi vetëm kështu do të ruhen shpresat për një vend në playoff me objektiv kualifikimin në Finalet e Botërorit të ardhshëm.
Ai konfirmoi formën e mirë të skuadrës dhe dëshirën për fitoren e rradhës. Njëkohësisht ai ndau si me thikë ndeshjen ndaj Gjibraltarit me atë ndaj Letonisë.
Duke “fajësuar” për zhgënjimin, lojtarët e rinj që u provuan dhe që nuk kishin se çfarë të jepnin më shumë.
Ky është rasti i fundit për të mbajtur gjallë shpresat dhe motivimi është maksimal e mbylli Kapiteni Gjimshiti.
Ndërsa traineri Sylvinho u shpreh se nuk mendon për të ardhmen e tij përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme në rrugën drejt Botëroritt ë ardhshëm.
Ai vuri theksin te atmosfera e ndryshme mes dy ndeshjeve dhe kundërshtarëve të fundit, Gjibraltarit dhe Letonisë.
U justifikua se i duhej të shihte lojtarë si Berishën, Pajazitin, Kaçurrin, Dajsinanin, Simonin dhe Shpendin. Për këtë shfytëzoi transfertën ndaj Gjibraltarit.
Për kundërshtarët e rradhës thotë se pikën më të fortë kanë goditjet standarte dhe shtatlartësinë.
Braziliani premtoi ndryshime në formacion dhe nuk garantoi se Broja dhe Asani do të jenë titullarë.
Për formacionin tha ai do të presim zhvillimin e stërvitjes së fundit. Sa i përket presionit për të marrë medoemos 3 pikët,
Sylvinho shpjegoi se kjo është diçka që i bën mirë skudrës në mënyrë që të japë maksimumin në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



