Trashëgimi

Manastiri i Spilesë rilind pas punimeve restauruese

Nga Gazeta “SI”- Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, po përmbyllen punimet restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të vendit tonë.

Siç njoftohet në postimin e fundit të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, , ndërhyrjet kanë përfshirë sondazhe arkeologjike dhe verifikime të themeleve, pastrime dhe heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme, konsolidim dhe restaurim të kupolave, qemerëve dhe mureve me gurë, si dhe përforcim të strukturave me materiale bashkëkohore, në harmoni me teknikat tradicionale. Po ashtu, janë restauruar dritaret, dyert dhe elementët e brendshëm e të jashtëm të kishës.

“Falë këtyre punimeve, monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe duke qëndruar besnik historisë shekullore,” theksohet në njoftim.

Në këtë ditë të bekuar, projekti dërgon një mesazh të qartë, ruajtja e trashëgimisë është një akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë