Nga Gazeta Si – Sot u zhvillua konferenca e rradhës për mediat nga kuqezinjtë që po stërviten në kryeqytet për eleminatoren e rradhës. Atë ndaj Letonisë të martën në ora 20:45 në stadiumin ‘Arena Kombëtare’.
Julian Shehu dhe Mirlind Daku kanë deklaruar njëzëri se fitorja është rezultati i vetëm që do të kërkojë Shqipëria në këtë fazë intensive të eleminatoreve për Botërorin e rradhës.
Ata nuk iu shmangën pyetjeve për ndeshjen ndaj Gjibraltarit duke shpjeguar se ishte një ndeshje miqësore në dispozicion të lojtarëve të rinj, me pak minuta në këmbë.
Daku shkoi diçka më tutje duke thënë se – “skuadra nuk ishte e përqëndruar maksimalisht në shfrytëzimin e rasteve të krijuara”.
Për ndeshjen e kthimit ndaj Letonisë me të cilën barazuam 1-1 në 10 Qershorin e kaluar, mesfushori dhe sulmuesi mendojnë njësoj.
Ndeshje e vështirë por shumë e rëndësishme për të ruajtur shpresat e një vendi në playoff.
Ata mendojnë se skuadra ka mësuar nga gabimet e 3 muajve më parë dhe do të japë gjithçka ka, për fitoren e rradhës.
Për t’ia arritur, Shehu dhe Daku konfirmuan se atmosfera në skuadër është optimale, ka entuziazëm dhe do të gjejë forcën për të arritur objektivin e vendosur.
Mungesën e golave në Kombëtare (por jo në klub), Shehu e justifikon me pozicionin në fushë që i kërkojnë trainerët.
“Në klub jam më i avancuar, ndërsa në Kombëtare kam më shumë detyra mbrojtëse” – shpjegoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



