Moti

Moti sot, temperaturat do të shkojnë 35 gradë

Nga Gazeta ‘SI’ – Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me termometrin që në disa qytete do të shënojë 35 gradë Celsius.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë