Politike

Berisha: Rama ka shkelur rëndë ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD Sali Berisha ka sjellë sërish sot në vëmendje dosjen McGonigal.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se sipas tij Charles McGonigal dhe ka kryer me kryeministrin Edi Rama disa veprimtari kriminale në luftë kundër opozitës.

Sipas tij, Rama kreun përdorimin e forcës së institucionit më të fuqishëm hetues në botë kundër kundër pluralizmit politik në Shqipëri.

“Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare.

Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme marramendëse. Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi.

Pra, të përdorësh FBI-së kundër Opozitës për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues. Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Ai akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se sipas tij po fsheh padinë e bërë nga opozita.

“McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se sa Ramaduro i Tiranës, i cili mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini. Dosjen e McGonigal opozita e ka dorëzuar me kohë në Skrapin e partisë. Por në pafytyrësi dhe në bashkëfajësinë e tyre, Altin Troplini e ka mbajtur atë në sirtar.

Hetimi i McGonigal është një kusht i të gjitha kushteve. Asgjë nuk mund ta mbrojë Edi Ramën më nga bashkëautorësia në krimet e McGonigal”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë