Gazeta Si – Dy persona, Ermir Shabaj 47 vjeç dhe Kadri Shabaj, 74 vjeç, kanë rënë në pranga në Malësi të Madhe, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike.
Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se ata kishin kultivuar në fshatin Alijaj një sasi prej 5093 bimë narkotike.
Po ashtum u procedua në gjendje të lirë një shtetase 57-vjeçare dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



