Ka ndodhur

Kapet në Tiranë i dënuari me 5 vite burg në Itali për trafik droge

Gazeta Si – Një 43-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi rezulton i dënuar në Itali me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Sipas policisë, i arrestuari është Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano në maj të këtij viti e dënoi me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Cenolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe pritet të ekstradohet në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë