Nga Gazeta Si – Fitore minimale e kuqezinjve pas një miqësoreje zhgënjyese në “Europa Point” të Gjibraltarit.
Sfidë që nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e pritshmërive për këtë transfertë në gadishullin Iberik.
Broja që nuk lë asnjë shenjë dhe largohet më herët nga fusha duke treguar indiferentizëm edhe në daljen nga fusha.
Në pjesën e dytë debutoi Cristian Shpendi, nga këmbët e të cilit erdhi edhe 11 metërshi në minutën e 69.
Ekzekutim i saktë nga Jasir Asani që shënon golin e parë pas transferimit te Esteghlal në kampionatin iranian.
Shqipëria kthehet të premten në Tiranë ku do të nisë përgatitjet për eleminatoren e rradhës ndaj Letonisë që zhvillohet më 9 Shtator, në orën 20:45 në “Air Albania”.

Barazim pa gola në pjesën e parë në Gjibraltar.
Kuqezinjtë nuk u ngjitën në nivelin e pritshmërive me një Futbollit të vakët.
Një gjuajtje qendrore e Medon Berishës ishte shumë pak për të zhbllokuar rezultatin.

Debuton Kaçurri, edhe Superiorja në formacionin ndaj Gjibraltarit
Pas më pak se një ore, Shqipëria do të zbresë në fushë përballë Gjibraltarit.
Në përballjen e parë ndaj kundërshtarëve mesdhetarë, Sylvinho vjen me 3 risi.

Do të debutojë Maldini Kaçurri dhe Dy futbollistë të tjerë vijnë nga Kategoria Superiore.
Bëhet fjalë për Dajsinanin dhe Alijin. Rrjeshtimi i kuqezinjve pritjet të jetë 4-3-3.
Njësoj do të përgjigjen edhe vendasit që drejtohen nga Scott Wisemann.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



