Ka ndodhur

Me drogë, kallashnikov dhe municion luftarak, 2 të arrestuar në Dibër

Gazeta Si – Dy të rinj u arrestuan në Dibër, pasi u kapën më lënde narkotike të llojit kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Ata janë të moshës 22 dhe 26 vjeç e u ndaluan nga policia në fshatin Sllovë, teksa udhëtonin me një automjet tip “Peugeot”,

Mjeti drejtohej nga E.K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, me pasagjeri A.T., 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje”.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti në banesën e 22-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

Sipas policisë, E.K., akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërsa A.T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë