Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në Has, lëndohet pronarja e banesës

Një shpërthim me bombol gazi është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Krumës në depon e banesës së një gruaje me iniciale Sh. D.

Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e lënduar pronarja e banesës, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Sakaq, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale dhe në një objekt në afërsi të banesës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë