Gazeta Si – Babë e bir të shpallur në kërkim për një plagosje me thikë të kryer disa javë më parë, janë arrestuar në Shkodër.
Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, policia sekuestroi thikën që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
Më 20 korrik, djali i mitur i Viktor Dakaj, goditi me thikë 33-vjeçarin Pjetër Guraleci pas një konflikti në sheshin “Prek Cali”.
Gjatë këtij sherri i pranishëm ishte edhe djali tjetër i mitur, 14-vjeç. Sipas njoftimit të policisë 43 vjeçari, banues në fshatin Grudë, akuzohet për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”, ndërsa 16-vjeçari për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



