Ka ndodhur

I dënuar me burg për grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari në Peqin

Një 52-vjeçar, i dënuar me burg në Itali është arrestuar në Peqin. Në pranga ka rënë R. G., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim në 2023.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë