Futboll

Pas Dakut edhe Muçin

Nga Gazeta Si – Rubin Kazan kërkon të bashkojë dy kuqezinj në futbollin rus.

Pas të konfirmuarit Mirlind Daku që është shndërruar në “Leader”, Rubin po bisedon me Besiktas për huazimin e mesfushorit Ernest Muçi.

Rusët kanë gati një pagë prej 74 mijë eurosh në muaj për ish lojtarin e Tiranës.

Në të njëjtën kohë provon të përfitojë nga mbingarkesa e lojatëve në klubin turk.

Shanset për realizimin e huazimit janë të larta pasi Rubin ka stabilizuar kontaktet në tregun ballkanas të futbollistëve.

Ernest Muçi luan prej Janarit të një viti më parë te Besiktas që e bleu për 10 milionë euro nga Legia Warsaw.

Në 41 ndeshje ai ka shënuar 7 gola dhe fituar Kupën e Turqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë