Ka ndodhur

Tropojë/ Ndërtoi pa leje në Zonë të Mbrojtur, arrestohet ish-polici, 2 të tjerë në hetim

Nga Gazeta Si-  Një ish-punonjës policie u arrestua në Durrës me urdhër të AMP, e cila ka referuar në Prokurori materialet edhe për një punonjës tjetër policie dhe një punonjës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Sipas njoftimit, është arrestuar ish-efektivi Enver Boshnjaku, banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.

Ndërsa punonjësi i policisë, Meritan Mulaj me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, së bshku me punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G.H.

Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur “Quka  e Ibrahim Osës”, Bjeshkët  e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë