Gazeta Si – Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë këtë të martë lirimin nga detyra të tre zëvendësministrave, të cilët janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit të këtij viti.
Nga posti i zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit u largua Ilva Gjuzi, nga ai i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë u lirua Ceno Klosi, ndërsa Romina Kuko u shkarkua nga detyra e zëvendësministres së Brendshme.
Gjuzi dhe Kuko ishin në listat e mbyllura, përkatësisht në Tiranë dhe Korçë, ndërsa Klosi fitoi mandatin në qarkun e Fierit. Ai mori mbi 19 mijë vota duke qenë më i votuari nga lista e hapur në qark.
Ky vendim vjen para Asamblesë së Partisë Socialiste që pritet të mbahet më 11 shtator, ku kreu i selisë rozë, Rama pritet të shpallë kabinetin e ri qeveritar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




