Treg

Pasiguritë mbi të ardhmen e ekonomisë, ari arrin çmim rekord

Ari arriti një çmim rekord këtë të martë, në pritje të uljes së ormës së interesit nga banka qendrore amerikane, FED.

Ari u rrit me 0.9% në pak orë duke kaluar vlerën e 3.5 mijë dollarëve.

Kërkesa për metalin është rritur pasi investitorët e shohin si një mbrojtje kundër inflacionit dhe pasigurive ekonomike, nxitur nga tarifat dhe konflikti midis Donald Trump dhe FED.

Ekspertët parashikojnë që çmimi të shkojë 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm.

Vitin e kaluar, metali kapërceu euron për t’u bërë aktivi i dytë më i përdorur i rezervës së bankës qendrore në botë pas dollarit, duke zënë 20% të rezervave zyrtare globale.

Blerësit e mëdhenj vitin e kaluar përfshinin Indinë, Kinën, Turqinë dhe Poloninë, sipas Këshillit Botëror të Arit./FT


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë