Nga Gazeta ‘SI’ – Fondet private të pensioneve patën një rritje anemike në tremujorin e dytë të vitit 2025.
Sipas të dhënave, numri i anëtarëe në këto fonde u shtua me vetëm 2 mijë, duke arritur në total pak më shumë se 48 mijë anëtarë. AMF tregojnë se tek fondet private dominojnë anëtaret femra, mbi 24 mijë dhe pjesa tjetër janë anëtarë meshkuj.
Përkthyer në vlerë, asetet e pensioneve private arritën pothuajse 14 mld lekë në fund të qershorit 2025, ku pjesa më e madhe janë investime në tituj borxhi.
Kompania Sigal dominon tregun në vlerë asetesh, mbi 3.4 mld lekë, ndërsa Credins ka numërin më të lartë të anëtarëve, mbi 19 mijë.
Ndërkohë që qeveria dhe Banka Botërore po krijojnë një skemë të re pensionesh, siguruesit dhe institucionet përgjegjëse kanë apeluar për investime në pensionet private, që njihet dhe si ‘kolona e dytë’ e skemës së sigurimeve.
Ligji i miratuar vitin e shkuar, synonte të nxiste interesin për këtë sektor, ku u ul kosto administrative në 2.5% nga 3% që ishte dhe rritja e vlerës së patatueshme. Po ashtu, pagesat që merr anëtari i fondit privat, nuk do të tatohen më si e ardhur personale, por do të tatohen vetëm për kthimin nga investimi, norma mbetet 15%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



