Ka ndodhur

Rëndohet bilanci i aksidentit në aksin Fier–Vlorë, ndërron jetë edhe pasagjeri i plagosur

Nga Gazeta ‘Si’- Bilanci i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kripa” në Panaja, është rënduar më tej.

Automjeti i drejtuar nga një italiane është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit të tij, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferja italiane me inicialet A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka qenë shkaktare e përplasjes fatale.

Ndërsa pasagjeri, i cili u transportua në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.“, bën me dije policia.

Një ditë më parë, zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e trupit të drejtuesit të kamionçinës nga kabina e dëmtuar rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë