Futboll

Golat e minutës së fundit në Premier League

Nga Gazeta Si – Goli që Rio Ngumoha shënoi në minutën e fundit për Liverpool ndaj Newcastle ishte i pari në “Premier League 2025-26”.

Debutimi sensacional i 16 vjeçarit në “Premier League” u shoqërua me golin e minutës së 100, me të parën gjuajtje në lojë.

Koha e saktë 99’44” ishte 1 minutë më herët se goli i shënuar më vonë në historinë e “Premier League”.

Rekordi mbahet nga Cole Palmer, që shënoi për Chelsea-n ndaj Manchester United në “Stamford Bridge” kur kronometri shënonte 100:41 më 4 Prill 2024. Ndeshja mbyllej në shifrat 4-3 për “Blues”.

Cole Palmer
  • Golat më të vonë që sigluan fitoren në “Premier League” (prej sezonit 2006-07)
    100’41”
    – Cole Palmer për Chelsea-n vs Manchester United më 4 Prill 2024
    99’53” – Dejan Kulusevski për Tottenham vs Sheffield United më 16 Shtator 2023
    99’45” – Bruno Fernandes për Manchester United vs Brighton më 26 Shtator 2020
    99’44” – Rio Ngumoha për Liverpool vs Newcastle më 25 Gusht 2025
    99’17” – Oliver Norwood për Sheffield United vs Wolves më 4 Nëntor 2023
    98’37” – Darwin Núñez për Liverpool vs Nottingham Forest më 2 Mars 2024
Wayne Rooney
  • Lojtari më i ri që shënoi golin e fitores në 90’ në historinë e “Premier League”
    16 vjeç 360 ditë – Wayne Rooney për Everton-in ndaj Arsenal-it më 19 Tetor 2002
    16 vjeç 361 ditë – Rio Ngumoha për Liverpool-in ndaj Newcastle më 25 Gusht 2025
    17 vjeç 166 ditë – Andy Turner për Tottenham ndaj Everton-it më 5 Shtator 1992
    17 vjeç 184 ditë – Wayne Rooney për Everton-in ndaj Aston Villa-s më 26 Prill 2003
    17 vjeç 226 ditë – Federico Macheda për Manchester United ndaj Aston Villa-s më 5 Prill 2009
    18 vjeç 135 ditë – Alejandro Garnacho për Manchester United ndaj Fulham më 13 Nëntor 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë