Para

Rriten depozitat në banka, euro monedha e preferuar e shqiptarëve për kursim

Nga Gazeta ‘SI’ – Kursimet e shqiptarëve në banka gjatë muajit korrik janë shtuar me 1.2% ose 17 mld lekë nga muaji qershor.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku total i depozitave qëndron në vlera rekord, 1.4 trilionë lekë, 7% më shumë se korriku i vitit të shkuar.

Sipas monedhave, depozitat në lekë kanë performuar më mirë, me rritje mujore 1.6%, por valuta dominon stoku total të tyre. Konkretisht, në korrik, BSH thotë se depozitat në lekë arritën në 665 mld lekë, ndërsa ato në valutë në 741 mld lekë.

Euro dominon pjesën më të madhe të kursimeve në valutë, më nje stok prej 8.2 mld eurosh në fund të korrikut, ku 1.9 mld i përkasin individëve dhe 1.3 mld bizneseve.

Përgjatë dy viteve të fundit, depozitat kanë rezultuar si investimi më tërheqës për shqiptarët përballë një tregu të dobët të titujve të borxhit dhe një tregu investimesh të pazhvilluar ende. Rënia graduale e normave të interesit mund të ndryshojë sërish balancat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë