Futboll

Shkëndija do të provojë deri në fund për Europa League

Nga Gazeta Si – Pavarësisht avantazhit të shpejtë një javë më parë në Shkup, Ludogorets nuk e ruajti momentumin dhe Shkëndija barazoi përpara pushimit me Latifin ndërsa Ibraimi shënoi golin e fitore në pjesën e dytë.

Ishte humbja e dytë për “Eagles” që bënë një start pothuajse perfekt në mbrojtjen e titullit me 4 fitore dhe 1 barazim në kampionat.

Ndërsa humbjen e parë ia shkaktoi Ferencvaros që e nxori nga Champions League.

Për tu kthyer në fazën Finale për të 8 sezon në histori, skuadra që drejtohet nga Rui Mota, ka nevojë për një përmbysje në shtëpi.

Për këtë i favorizon edhe seria e 18 ndeshjeve rradhazi pa humbje në Razgrad. Ludogorets nuk luajti në kampionat në fundjavë por Shkëndija barazoi 0-0 ndaj Arsimi-t.

Edhe kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë asnjë humbje në sezonin e ri me 7 nga 9 pikët e mundshme në kampionat.

Nëse arrin të kualifikohet në Europa League, skuadra tetovare do të përballet me emra si Real Betis, Aston Villa dhe Roma.

Por edhe nëse eleminohen, të besuarit e Jeton Beqirit mund të ngushëllohen me fazën e Ligës që i pret në “Conference League”.

Formacionet e mundshme janë këto:
Ludogorets Razgrad:
Padt; Son, Almeida, Kurtulus, Nedyalkov; Pedrinho, Duarte, Chochev; Marcus, Bille, Caio

Shkëndija: Gaye; Trumci, Fetai, Cake, Webster; Ramadani, Alhassan; Krasniqi, Zejnullai, Tamba; Ibraimi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë