Nga Gazeta ‘Si’- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sasi të konsiderueshme trarësh druri të përdorur për hekurudhën, në segmentin Fier-Vlorë.
Flakët kanë gjeneruar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht, dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit ndodhen në terren, duke punuar për neutralizimin e flakëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



