Ka ndodhur

Qëlluan automjetin me armë pas konfliktit fizik, arrestohen dy persona në Kombinat

Nga Gazeta ‘Si’– Dy të rinj janë arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Oltjon Asllani(Vodollari), 28-vjeç, i cili qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin lëviznin dy persona pas një konflikti për motive të dobëta me ta.

Personi tjetër i arrestuar është shoku i tij që drejtonte makinën nga ku u qëllua me armë, 30-vjeçari Serxho Bajza.

Nën hetim janë vënë edhe katër të tjerë me inicialet R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M. Këta të fundit, sipas policisë, janë konfliktuar fizikisht me dy të arrestuarit, dhe më pas është qëlluar ndaj mjetit të tyre.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë