Ka ndodhur

Ndezi zjarr pas sherrit me fqinjin, arrestohet 43-vjeçari në Drashovicë

Gazeta Si – Një 43-vjeçar nga fshati Drashovicë, Selenicë, është arrestuar pasi të enjten më 21 gusht ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij.

Flakët dogjën një sipërfaqe me ullinj dhe rrezikuan bagëtitë e imta të shtetasit tjetër. Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ministria e Mbrojtjes, në një reagim të saj në rrjetet sociale, shkroi se tre vatrat e zjarri të shfaqura në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, janë zjarrvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë