Ka ndodhur

Ilaçe kontrabandë 35 mijë euro, arrestohet administratori i një farmacie në Tiranë

Gazeta Si – Një 35-vjeçar në Tiranë, administrator i një farmacie, është arrestuar, pasi ka tregtuar medikamente mjekësore të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Në hetim në gjendje të lirë është dhe punonjësja e farmacisë, e cila ishte punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sakaq, sipas njoftimit të policisë, vlera e këtyre medikamenteve arrinte rreth 35 mijë euro. Këto të fundit, janë sekuestruar dhe do të shërbejnë në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë