Futboll

Nga Bundesliga në ‘Old Traford’

Gazeta Si – Kjo është rruga që bënë 10 futbollistë në karrierën e tyre jo pak të njohur. Në fakt janë vetëm 3 skuadrat të cilat plotësojnë standartet e kërkuara nga “Red Devils” për transferimet në ishull.

Pas Bayern dhe Dortmund, në këtë grup u fut nga ky sesion veror edhe Leipzig. Gjithçka filloi me Owen Hargreaves që në vitin 2007 u transferua nga Mynihu në Manchester duke u kthyer në atdhe.

Pesë vite më vonë, Shinji Kagawa pranoi të këmbente “Westfalenstadion” me Teatrin e Endërrave. Një dekadë më parë dhe 1 vit pas titullit botëror, Bastian Schweinsteiger u bë lojtari i dytë që përshkonte aksin Mynih-Manchester (sponda e kuqe).

Një vit pas tij ishte armeni Mkhitaryan që ndoqi gjurmët e Kagawa-s nga Dortmundi te “Djajtë e Kuq”. Në vitin 2021 Jadon Sancho pasi u maturua në Dortmund u kthye në “Premier League”, sigurisht te Man Utd që ishte në ndërtim e sipër.

Marcel Sabitzer u bë futbollisti i rradhës që u largua nga Bayern pasi nuk gjeti hapësirat e kërkuara. Transferimet nuk mbarojnë këtu, Ten Hag në stolin e Manchester United u bashkua me dy ish lojtarë të tij një vit më parë.

Ai “bëri pazar” në Mynih duke marrë de Ligt dhe Mazraoui. Ndërsa Manchester United hoqi dorë këtë sezon nga Dortmundi dhe Mynihu. Sulmesin e ri e mori nga Leipzig, hungarezin Benjamin Sesko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë