Gazeta Si – Një trafikant droge ka mundur t’i shpëtojë Policisë së Kosovës mbrëmjen e djeshme, duke braktisur një çantë me 21 kilogramë marihuanë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30, pranë kufirit Kosovë–Shqipëri, gjatë një patrullimi të forcave policore.
Sipas njoftimit zyrtar, trafikanti, ende i paidentifikuar, mbante në dorë një çantë të zezë dhe ishte i armatosur.
Në momentin që ka vërejtur efektivët, ai u ka drejtuar armën, duke rrezikuar jetën e tyre. Pas kësaj, braktisi çantën e mbushur me lëndë narkotike dhe u largua me shpejtësi drejt zonës malore në territorin shqiptar.
Policia ka kontrolluar çantën dhe ka konstatuar se brenda saj kishte rreth 21 kilogramë marihuanë. Njësia e Antidrogës ka bërë matjet, ndërsa për rastin është informuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar nisjen e procedimeve hetimore. Dosja tashmë po ndiqet nga Departamenti për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Prizren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



