Nga Gazeta Si – Kur duhen edhe 11 ditë deri në fund të merkatos sê verës, dy ndër titullarët e Shqipërisë nuk e kane ende të sigurtë skuadrën ku do të luajnë sezonin e ri.
E kur bëhet fjalë për Kristjan Asllanin dhe Nedim Bajramin, dhimbja e kokës shtohet për Sylvinho-n që me ta planifikon të zhvillojë eleminatoret drejt Botërorit të ardhshëm.
Nëse Inter dhe Bologna kanë rënë dakort mes tyre për transferimin e Asllanit (për 9 milionë euro).
Eshtë vetë lojtari që këmbëngul për një pagë 2 milionë euro në sezon (në vend të 1.7 që ofrojnë kuqeblutë).
Bologna nuk do të presë shumë dhe në pritje të përgjigjes së shqiptarit, po sheh për alternativa në merkato.
E papritur ajo që po ndodh me Nedim Bajramin për të cilin Rangers pagoi 3.5 milionë euro një sezon më parë te Sassuolo.
Pas 44 ndeshjeve (28 nga të cilat në kampionat dhe 2 gola) në të gjithë kompeticionet, duket se ai nuk bind që stafi ta planifikojë vazhdimin e sezonit të ri me të.
Skocezët po shohin për ndonjë klub në Apenine ku Bajrami ka ende emër të mirë për të rekuperuar një pjesë të investimit që bënë 12 muaj më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



